Sot, me diten 7 shkurt, kemi intervistuar ‘Ilaria Cavo’-n. Ajo ka qene nje gjornaliste e famshme, por tani eshte keshilltare rajonale e Liguries. Meqe jemi ne periudhen e festivalit, e kemi pyetur nese ,sipas saj , ky event mund te ndihmoje te rinjt per te njohur me mire kulturen e muzikes italiane.
Ajo u pergjigj duke thene qe festivali i Sanremos, pavarsisht se eshte duke ndryshuar dhe duke u modernizuar per cdo vit e me shume, ai mbet shtepia e muzikes dhe e kultures italiane dhe askush nuk do te harroje kryeveprat qe jane kryer ketu. Duke folur per ndryshime, Ilaria Cavo donte te fliste per projektin e saj te ri qe konsiston me afrimin e te rinjve me kengetaret qe nuk jane me pjese e brezit te tyre.
Ky projekt do te perhapet ne te gjithe rajonin e Liguries. Pastaj ajo ka permendur disa projekte te tjera qe do te paraqiten ne te ardhmen. “Ne duhet te perpiqemi te vazhdojme te promovojme territorin tone per ata qe kane pasur forcen te lindnin festivalin e Sanremos ketu, ne qytetin e luleve” me kete fjali Ilaria Cavo ka kryer intervisten e saj.
Stefania Orengo in collaborazione con Aurora Kraja, Valeria Kaqari e Sara Peqini





